Gjatë koncertit të këngëtares së njohur Beyonce në Boston si pjesë e turneut të saj botëror “The Renaissance”, një incident ka ndodhur kur një roje sigurie preku të pasmet e saj, pavarësisht se nuk kishte asnjë arsye legjitime.
Teksa po ndihmonte Beyonce-n të zbriste nga shkallët pas përfundimit të performacës, roja i sigurisë kaloi një kufi të rëndësishëm duke i kapur të pasmet. Renaissance World Tour është turneu i nëntë i koncerteve të këngëtares amerikane. U njoftua më 1 shkurt 2023 në mbështetje të albumit të saj të shtatë në studio,”Renaissance”.
Biletat e turneut të Beyonce janë shumë të kërkuara, shpesh vijnë me një çmim të lartë.
Rikujtojmë gjithashtu se ylli i muzikës pop në koncertin e saj të fundit doli në skenë me një palë këpucë unike. Të dizenjuara nga shtëpia Alaïa, këto këpucë kanë në thembër dizajnin e pjesës së pasme të një figure femërore, nga beli e poshtë. Takat janë 10 cm të larta, nuk janë bërë me porosi dhe janë pjesë e koleksionit SS 2023. Ato kushtojnë 1600 euro.
View this post on Instagram
Sipas faqes zyrtare të Alaïa-s, këpucët janë frymëzuar nga kërcimtarët e kabareteve parisiane. Në fillim të këtij muaji, New York Times shkroi se këpucët specifike u dizajnuan për herë të parë në vitin 1991 nga legjendari Azedin Alaia dhe ylli i industrisë së këpucëve, Raymond Mazzaro dhe drejtori kreativ i shtëpisë i “rilindi” ato për SS 2023.