Supermodelja Kendall Jenner dhe Devin Booker i kanë dhënë fund pas dy vitesh lidhjes së tyre. Një burim për ‘Entertainment Tonight’ tha se modelja ndihej sikur ajo dhe ylli i NBA ishin në “rrugë të ndryshme”. Burimi shtoi se dyshja kanë pasur diskutime për të ardhmen e tyre, por nuk po funksiononte më.
Një tjetër burim e konfirmoi ndarjen për ‘E! News’ dhe raportoi se ata ishin ndarë rreth një javë e gjysmë më parë. Burimi tha për E! se dyshja kaluan shumë bukur bashkë në dasmën e Kourtney Kardashian, por pasi u kthyen, ata filluan të ndiheshin sikur nuk ishin në linjë dhe kuptuan se kishin stile jetese shumë të ndryshme. Burimi u shpreh se:
Ata kanë qenë në kontakt që atëherë dhe kujdesen për njëri-tjetrin.
Rikujtojmë, se Jenner dhe Booker filluan të dilnin bashkë në vitin 2020, por e mbajtën të fshehtë romancën për njëfarë kohe. Ata më në fund e bënë publike lidhjen në Ditën e Shën Valentinit në vitin 2021, kur Jenner postoi një foto të saj dhe Booker duke u përqafuar në Instagram.
Rikujtojmë, se së fundmi Kendall ka thënë në episodin e ‘The Kardashians’ se po vjen dita që të ketë fëmijë. Episodi tregoi 26-vjeçaren duke blerë një dhuratë për motrën e saj të vogël Kylie Jenner e cila ishte shtatzënë në atë kohë me djalin që lindi në shkurt. Ndërkohë Kendall, e cila ishte në lidhje me yllin e NBA-së, Devin Booker që nga viti 2020, është e fundit nga gjashtë fëmijët e Kris Jenner që nuk është bërë ende prind.