Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Teksa ju jeni të ‘pangopur’, aktorja Drew Barrymore mund të rri vite të tëra pa bërë seks!

Aktorja e njohur Drew Barrymore së fundmi është shprehur se mund të kalojë vite të tëra pa bërë seks. Drew e bëri këtë deklaratë në episodin e ri të “The Drew Barrymore Show”, pasi mësoi se Andrew Garfield abstenoi për gjashtë muaj nga marrëdhëniet seksuale ndërsa përgatitej për të luajtur në filmin Silence.

Aktorja dhe bashkë-prezantuesi Ross Mathews diskutuan vendimin e Garfield për të mos bërë seks në përgatitje për rolin e tij si prift në filmin e Martin Scorsese. Në dukje e pa impresionuar nga vendimi i aktorit amerikan, ylli me famë botërore shtoi më tej:

Unë isha sikur: ‘Po, edhe?’ Unë mund të rri me vite të tëra pa bërë seks. 

Kur Ross Mathews theksoi “Ky është titulli: “Drew mund të kalojë gjashtë muaj, nuk është gjë e madhe”, aktorja sqaroi se mund të abstenonte nga seksi për vite me rradhë.

Çfarë problemi ka? Mua gjashtë muaj nuk më duken si një kohë shumë e gjatë!

Rikujtojmë se Barrymore ka folur sërish për fëmijërinë e saj në podcastin e saj të ri “Drew’s News”. Aktorja e cila është nënë e dy fëmijëve shtoi se i duhej të merrte fshehurazi ëmbëlsira kur nëna e saj nuk shikonte. Në vitin 1989, Barrymore, asokohe 14 vjeçe, zbuloi për revistën People se si e piu pijen e saj të parë alkoolike në moshën 9-vjeçare, pinte duhan kur ishte 10-vjeçe dhe filloi të përdorte kokainë në moshën 12-vjeçare. Nëna e saj e kishte bërë Drew të punonte që në moshë të re. Kjo nënkuptonte netët e vona në xhirime. Gjithashtu aktorja pranoi se ëma e saj e ka bërë të kuptoj se çfarë nëne donte të bëhej.