Tea dhe Bearti sigurisht kanë qenë çifti që askush nuk e priste të përfundonin bashkë as brenda dhe as jasht spektaklit “Për’puthen”. Tashmë ata vazhdojnë raportin e tyre mjaft të lumtur jashtë këtij ‘reality show’ dhe fansat janë gjithmonë kuriozë të dinë më shumë rreth lidhjes së tyre.
Tea ka qenë ajo e cila së fundmi i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në Instagram që lidheshin me Beartin. Teksa po tregonte se çfarë tiparesh të karakterit i pëlqejnë më shumë nga partneri i saj, ish-konkurrentja bëri të ditur një detaj që askush nuk e dinte.
Bukuroshja e shumëpërfolur zbuloi se Beartin e ka gjuajtur ajo dhe ka arritur ta bëjë për vete me çdo kusht. Kjo sepse Bearti ishte shumë i turpshëm për të bërë një hap më shumë kështu që guximin e mori Tea.