Gossip

Tea pezullohet nga Për’puthen!

Java ka nisur sërish me zhvillime të reja në Për’puthen, ku këtë herë ka prekur çiftin më të ri, Andi dhe Tea.

Këtë herë bëhet fjalë vetëm për Tean, e cila për shkak të vonesave të herëpashershme, produksioni i Për’puthen e ka pezulluar nga emisioni.

Komunikimi është bërë nga moderatorja e emisionit, Bora Zemani, e cila është shprehur se për shkak të vonesave të përsëritura herë pas here, është vendosur një masë disiplinuese.

Ky vendim është përkrahur edhe nga opionisti i emisionit gjatë javës, Arian Konomi, i cili shprehur se fama e menjëhershme e të rinjve krejt nga hiçi ka ndikuar që disa të humbasin përgjegjshmërinë.

Nga ana tjetër, edhe Ana e ka mbështetur vendimin e produksionit, duke u shprehur se vonesa e Teas është mungesë respekti ndaj produksionit dhe konkurrentëve të tjerë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë, pasi edhe Fjorela u pezullua pak muaj më parë për t’u rikthyer një javë më vonë.