E ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka qenë blogerja Tea Dupi për të folur rreth marrëdhënieve. Cili është çelësi për një lidhje të suksesshme dhe a mund të mbahet rapori me zor?
Në lidhje me këtë gjatë intervistës ajo u shpreh se:
Dy probleme ka në jetë, nëse një njeri është i pëlqyeshëm për të gjithë dhe thonë që ky është shumë korrekt dhe i mirë ka një gjë që nuk shkon me atë njeriun sepse nuk mund të jesh. Do të thotë që ai njeriu është shumë i zgjuar dhe po luan me të gjithë. Marrëdhëniet pastaj kur dëgjon filanin që e di si e ka marrëdhënien përrallë. Unë po ta kem ashtu kam frikë. Nuk e dua. I bie ose ti nuk ke interes për tjetrin dhe keni bërë një pakt të heshtur, njërit i pëlqen tjetri po fiton diçka dhe thotë: “Po, zemër.”