Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Të xhirosh skena erotike me gruan e regjisorit, aktori Keanu Reeves tregon ndjesitë e tij!

Aktori i njohur Keanu Reeves ka kujtuar një nga momentet më të çuditshme të karrierës së tij, atë kur ka xhiruar një skenë erotike me gruan e regjisorit Eli Roth, ndërkohë që ky i fundit po shikonte. Aktori 58-vjeçar, gjatë emisionit të Jimmy Kimmel, tha se në filmin “Knock Knock” të vitit 2015, iu desh të xhironte një skenë shumë të nxehtë me bashkëshorten e regjisorit të filmit dhe me aktoren Ana De Armas. Protagonisti i sagës “Matrix” dhe “John Wick” kujton se:

Nuk isha në siklet, por e pranoj që më dukej e çuditshme. Megjithatë, regjisori Eli Roth krijoi një ambient besimi dhe na ndihmoi shumë.

Rikujtojmë, se vlerësimet e fundit zbuluan se, filmi “John Wick: Chapter 4” që pati premierën në Amerikë më 24 mars, fitoi plot 70 milionë euro. Projekti në fjalë solli 60 milionë euro të tjera ndërkombëtarisht për një shifër globale prej 127 milionë euro në arkë.

“John Wick” u shfaq për herë të parë në vitin 2014 dhe fitoi 13 milionë euro në fundjavën e hapjes. Përveç Keanu Reeves, në “Chapter 4” luajnë edhe Laurence Fishburne, Donnie Yen, Bill Skarsgard, Ian McShane, Shamier Anderson, Hiroyuki Sanada dhe Lance Reddick.