Rreth 1 muaj pas ndarjes së Jennifer Lopez nga Alex Rodriguez, thashethemet për një lidhje të re nisën menjëherë për artisten. Nuk bëhet fjalë për një romancë të re por për një shkëndijë të rindezur pas gati 17 vitesh mes saj dhe aktorit hollivudian Ben Affleck.
Dyshja e shumëpërfolur janë fotografuar së bashku në koncertin “VAX Live” në Los Angeles ditën e dielë e më pas thuhet se kanë udhëtuar bashkë drejt klubit “Yellowstone” në Montana. Dyshimet na u shtuan edhe më shumë kur pjesë e kësaj historie u bë edhe miku i tyre i përbashkët, aktori Matt Damon i cili u pyet se çfarë po ndodh mes J-Lo dhe Affleck.
Në rrjet po qarkulllon së fundmi një teori që po hedh dyshime të forta ndaj dyshes J.Lo dhe Ben apo siç quhen ndryshe “Bennifer”. Prezantuesja e njohur, Em Rusciano, ka reaguar dhe ka hedhur poshtë aludimet duke shprehur se kjo në fakt është një marifet publiciteti. Ajo shtoi se kishte marrë një mesazh nga burime të afërta me J.Lo, që ka mohuar të ketë një romancë mes divës së muzikës pop dhe Affleck.
Unë kam një lidhje shumë të ngushtë familjare me dikë në kampin e J.Lo. Ne kemi qeshur me lot për këtë histori dhe jemi të shokuar për faktin se njerëzit po e besojnë këtë. Është një budallallëk.