Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci është rikthyer në skenën muzikore me albumin e saj të ri “Diamonds and Dancefloors” dhe ka shpjeguar se pse më parë ishte zotuar se kurrë nuk do të shkruante për jetën e saj personale, por përfundoi duke e bërë këtë pasi kaloi një ndarje. Ndërkaq, ajo tha:
Gjithmonë thoja ‘Nuk do flas kurrë për jetën time personale, nuk do ta bëj kurrë!’ Por kjo ishte gjithçka për të cilën mund të shkruaja. Unë i shoh gjërat ndryshe. Thyerja e zemrës është me të vërtetë e keqe dhe negative, por është gjithashtu një gjë e mirë. Ti ndryshon, bëhesh më e fortë, e shikon jetën ndryshe, i sheh njerëzit ndryshe dhe i vlerësoni gjërat më shumë.
Rikujtojmë, se së fundmi 28-vjeçarja ka pozuar për kopertinën e revistës “Maxim”. Artistja ka bërë një rrëfim për muzikën, familjen, jetën e po ashtu edhe të kaluarën. Ava ka folur për mënyrën se si i realizon projektet dhe se nga e merr inspirimin.