Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Pas përfundimit të festës së ditëlindjes së Meriton Mjekiqit, Romeo Veshaj dhe Heidi Baci kanë folur me njëri-tjetrin në lidhje për t’u bërë prindër. Ishte Heidi ajo që pyet aktorin se nëse ajo do i thoshte që të nisnin një fëmijë, a do pranonte ai? Teksa e shikonte me habi për pyetjen që ajo bëri, Romeo iu përgjigj ‘po, pse mos t’a bënim”.
Heidi: Javës tjetër të them unë hajde e nisim, ti e bën?
Romeo: Po po moj zemër
Heidi: Si po?
Meritoni: Po si o Heidi, u çmenda, po si mos me e bërë
Heidi: Kështu?
Romeo: Si kështu?
Heidi: Domethënë direkt
Romeo: Po moj zemra. Ça nuk kupton se nuk e marr vesh
Heidi: Asgjë
Romeo: Po pse mos t’a bënim o shpirt
Heidi: Faktikisht nuk ke pse
Meritoni: A nuk ishin të lumtur Bardhi dhe Sara, i pe sa të lumtur ishin. Me njëri-tjetrin, në pritje të bebit
Romeo: Se ç’bën ca pyetje ti. Pyetja do ishte tjetër, pse jo
View this post on Instagram
Vesa dhe Romeo kanë qëndruar disa momente me njëri-tjetrin, duke biseduar për të gjithë këtë eksperiencë të bukur. Vesa e ka këshilluar Romeon të qetësohet se cdo gjë do të shkojë mirë.