Gjyqi i Alec Baldwin, i gjykuar për vrasje të pavullnetshme pas të shtënave fatale që i kushtoi jetën kineastes në vitin 2021, do të fillojë sot dhe premton të zbërthejë këtë tragjedi për rreth 10 ditë.
Aktori 66-vjeçar rrezikon deri në 18 muaj burg. Ndërsa xhironte në një fermë në Nju Meksiko në tetor 2021, ylli drejtoi një armë që supozohej të përmbante vetëm plumba manovër, por një plumb i vërtetë vrau kineasten Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza.
Aktori ka shpjeguar se është siguruar se arma ishte e padëmshme dhe mohon të ketë tërhequr këmbëzën. Avokatët e tij kanë shumëfishuar ankesat për të anuluar procedimin, por më kot. Prokuroria e akuzon atë se është sjellë në mënyrë të çrregullt në xhirime, duke mos respektuar rregullat bazë të sigurisë.
Gjyqi do të ndiqet nga afër nga Hollivudi. Kjo ngjarje e rrallë tashmë ka nxitur thirrjet për ndalimin e armëve të zjarrit në set. Së fundmi, një gjykatës refuzoi një kërkesë të Baldwin për të hequr një akuzë për vrasje nga pakujdesia kundër tij për vrasjen e kineastes Hutchins në tetor 2021 në xhirimet e filmit ‘Rust’ duke hapur rrugën për fillimin e një gjyqi.
Avokatët e Baldwin thanë në seancën dëgjimore të 17 majit se nuk u ndoq procesi i duhur në shkarkimin e klientit të tyre nga akuzat, duke argumentuar se prokurori nuk i informoi juristët se ata mund të merrnin në pyetje dëshmitarët e mbrojtjes, duke i lënë ata të fshehur nga provat e rëndësishme.
Halina Hutchins u qëllua për vdekje pasi Baldwin i drejtoi armën në xhirimet e filmit ‘Rust’ pranë Santa Fe, Nju Meksiko. Aktori 65-vjeçar është deklaruar i pafajshëm dhe këmbëngul se është siguruar se arma ishte e mbushur dhe që ai nuk e ka tërhequr këmbëzën.