Bota

Të shtëna me armë zjarri në Mynih, raportohet për një të plagosur!

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Mynih në Gjermani.

Policia ka bllokuar pjesën veriore të qytetit.

Mediat gjermane shkruajnë se autoritetet janë në kërkim të autorit të sulmit me armë.

Javës së kaluar disa persona mbetën të plagosur nga të shtënat në periferi të Hagen, Gjermani.

Këtë e ka bërë të ditur policia gjermane. Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë dhe ka izoluar zonën.

Sipas oficerëve, të shtënat kanë ndodhur pas sherrit mes disa familjarëve.