Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Malësinë e Madhe, 2 të plagosur/Autori në kërkim!

Në Vrakë të Malësisë së Madhe, dy persona mbetën të plagosur, të qëlluar me armë zjarri në hyrje të një lokali. Nuk ka shumë detaje për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm. Të lënduarit u identifikuan si Besmir Çofi e Avenir Hasanaj. Në kërkim u shpall autori i dyshuar, Lul Rakaj.

Të plagosurit u dërguan për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe nuk ka informacione për gjendjen e tyre shëndetësore e as për motivet. Policia në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave e priten më shumë të dhëna në vazhdim.

8 ditë më parë, u shënua një atentat në Shkodër. Rreth mesditës të datës 7 shtator u qëllua ndaj një makine në lëvizje. Për fat të mirë nuk pati të lënduar. Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” të qytetit verior. Në shënjestër ishte makina tip “Range Rover” në pronësi të shtetasit Sokol Kajoshi, e drejtuar nga djali i tij Arjon Kajoshi, boksier i njohur ndaj të cilit u zbrazën të paktën dy plumba.

U identifikua dhe u shpall në kërkim Alban Bruçi, i cili para dy viteve i ka shpëtuar një atentati. Babai i Albanit u dhunua në qershor 2024 për parkimin e mes 6 autorëve, policia identifikoi dhe Arlind Kajoshin, vëllanë e Arjonit. Për ngjarjen e qershorit, Alban Bruçi u shpall në kërkim nga blutë se nuk tregoi.

Njoftimi zyrtar i Policisë i datës 7 shtator 2024:

Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K. Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen  e autorit/ve. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Pas disa paqartësive të fillimit u konfirmua se personi ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri në Shkodër teksa po lëvizte me “Range Rover” ishte Arjon Kajoshi, djali i Sokol Kajoshit, pronarit me letra të makinës. Menjëherë pas të shtënave, shoferi ka braktisur mjetin duke u larguar në këmbë. Më herët, nuk u përjashtua mundësia që në timon të ishte djali tjetër i Sokolit, Arlindi, person i shpallur në kërkim policor.

Ngjarja dyshohet të jetë e lidhur me motive hakmarrjeje për dhunën fizike me mjete të forta të 62-vjeçarit, Vladimir Bruçi, para tre muajve. Më 4 qershor të këtij viti, policia zbardhi emrat e gjashtë autorëve të dyshuar të plagosjes e mes të shpallurve në kërkim rezultoi dhe Arlind Kajoshi, ky i fundit i marrë me sportin e hipizmit, ashtu si babai i tij.

Ndërkaq, vëllai i Arlindit, Arjon Kajoshi, djali tjetër i Sokol Kajoshit është rekordmen i Shqipërisë në boks, kampion absolut në vitet e fundit.