Muzeu V&A i Britanisë po kërkon një fanse të përkushtuar të këngëtares së famshme Taylor Swift për të mësuar më shumë rreth kulturës së saj muzikore. Muzeu i Londrës tha se dëshiron të kontaktojë ‘Swifties’, përpara turneut evropian të artistes, pasi dëshiron të fitojë vetëdije mbi kulturën dhe zanatin rreth mbishkrimeve të improvizuara të Taylor, byzylykët e miqësisë dhe kujtimet Swift.
Fansat e këngëtares 34-vjeçare janë mësuar të shkëmbejnë “rrathë miqësie” kur takohen në koncertet e saj. Muzeu gjithashtu ka pozicione konsulenti për adhuruesit e ‘emoji-ve’ dhe artikujve të tillë si këpucët Crocs dhe ofrohen kontrata me kohë të pjesshme ose zero. Si pjesë e punës së tyre, kandidatët e përzgjedhur do të takohen me ekipin e kuratorëve të muzeut për të ndarë njohuritë e tyre.
Rikujtojmë, se së fundmi një fanse 16-vjeçare e këngëtares humbi jetën si pasojë e një përplasjeje me një kamion, teksa po shkonte për të parë yllin e popit në koncert në Melburn. Mieka Pokarier ishte në makinë me nënën e saj duke shkuar për në koncert kur fuoristrada me të cilën po udhëtonin u përfshi në një përplasje me kamionin pak para orës 18:00 sipas kohës lokale.
Mieka, e cila ishte në sediljen e pasagjerit, vdiq në vendngjarje. Motra e saj 10-vjeçare, e cila ishte në sediljen e pasme, është në gjendje kritike për jetën. Nëna e saj nga ana tjetër po trajtohet me lëndime të lehta. Policia e Melburnit tha se përplasja ndodhi rreth 30 kilometra në verilindje të qytetit të Dubbo.