Filmi “Barbie” ka pasur një sukses të madh brenda dy javëve të para të publikimit dhe sigurisht, ekipi i marketingut është përgjegjës për këtë. Meme, këngë, linja veshjesh kushtuar Barbit, madje edhe festa “rozë” u organizuan për të promovuar filmin e Greta Gerwig.
Në fakt, në një botim të Variety thuhet se buxheti i dhënë për marketing ishte shumë më i madh se ai për krijimin e filmit. Sipas informacioneve, marketingu ka kushtuar 150 milionë dollarë, ndërsa i gjithë krijimi i “Barbie” ka kushtuar 145 milionë dollarë. Duket sigurisht se këto para kanë zënë vend, pasi filmi ka thyer çdo rekord në arkat botërore, duke mbledhur 775 milionë dollarë.
Më shumë se një javë pas publikimit të filmit “Barbie”, rrjetet sociale janë plot me histori të grave që thonë se kanë riparë thellësisht marrëdhëniet e tyre pasi kanë parë filmin. Një vajzë u nda nga i dashuri, pasi ai u ankua për temat feministe të filmit kur dolën nga kinemaja. Në TikTok, një grua tjetër tha se filmi e frymëzoi atë të ndahej me të dashurin e saj pas një serie sjelljesh të këqija nga ana e tij: “Faleminderit, ‘Barbie’ që më fuqizove, që më dhe besimin, që më bëre të kuptoj se meritoj më mirë.”
Me publikimin e filmit roza e nxehtë ka bërë “rrugën” e saj kudo, madje edhe në shtëpi funerale pasi tani ofrojnë arkivole rozë me temë Barbie. Këto arkivole janë ofruar nga shtëpitë funerale në Meksikë, El Salvador dhe në të gjithë Amerikën Latine për rreth një vit, por popullariteti i tyre është rritur që nga publikimi jashtëzakonisht i suksesshëm i Barbie në kinema.