Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Big Brother Radio” ka qenë i ftuar Xhani Demika, i cili së bashku me Elona Duron dhe Eni Shehun, komentuan ndodhitë që kanë ndodhur orët e fundit në shtëpinë e BBV.
Duke qenë se ai ka takuar Jetmirin kohët e fundit, Xhani u shpreh ekskluzivisht për Top Albania Radio se çfarë mendonte Jetmiri për këtë rrugëtim të Bardhit në BBV dhe nëse e mbështeste atë:
Jam takuar me Jetmirin këto kohë përpara se Bardhi të dilte edhe ishte shumë i gëzuar edhe shumë entuziast për pjesën e Bardhit brenda në BBV. Madje ai është shprehur: ‘Do luftoj me Marketing, me mbështetje që Bardhi të shkojë në finale’. Dhe kjo më bëri pak habi dhe çudi.
Mos ndoshta ja ka prishur marrëdhënia që Bardhi pati me Sarën dhe Jetmiri nuk e priti mirë këtë gjë?
Nuk e besoj prapë këtë, sepse Jetmiri nuk ndërhyn në këto gjëra. Ato i takojnë vetëm Bardhit. Bardhi është i rritur, është i pjekur. Nuk besoj. Nuk ndërhyn.