Aktori Ryan Reynolds ka zbuluar se çfarë mendon për skenat intime të bashkëshortes së tij, Blake Lively. Çifti ka pasur shpesh role ku duhej të ndanin skena intime me aktorë të tjerë, por Reynolds pohon se nuk e ka problem ta shikojë gruan e tij në situata të tilla.
Nuk më shqetëson shumë. Nuk e mendoj në një mënyrë rrëqethëse. Ajo që njerëzit nuk e kuptojnë është se ka 50 ose 60 anëtarë të lodhur dhe të uritur në grup që qëndrojnë menjëherë pas tyre.
Megjithatë, ai pranoi se e kishte të vështirë të xhironte skena intime për filmin “Deadpool”. Nga ana tjetër, Blake Lively tha se shikimi i Reynolds në skena të tilla ishte një “formë mizore dhe e pazakontë torture” për të. Ajo shpjegoi se një herë gjatë fluturimit me vajzën e saj James, e gjeti veten në një situatë të sikletshme, sepse të gjithë donin të shikonin filmin “Deadpool”, në të cilin rolin kryesor e kishte bashkëshorti i saj.
Kam qenë në aeroplan me fëmijën tim. Është pak torturë, sepse jam në aeroplan dhe kudo që shikoj, çdo ekran tregon burrin tim në skena intime me një grua tjetër. Të gjithë duan të shohin “Deadpool” në avion. Është mizore dhe një formë e pazakontë torture.