Dëmtimi i aktorëve në sheshxhirime është një ‘kërcënim’ i përhershëm në industrinë e madhe të filmit dhe televizionit. Për shkak të natyrës së punës, që shpesh përfshin skena aksioni dhe përdorimin e pajisjeve të rënda, aktorët mund të pësojnë lëndime të ndryshme, nga ato më të lehtat deri tek ato më serioze.
Aktorja e njohur Halle Berry ka thyer të paktën 10 kocka dhe ka mbetur pa ndjenja tre herë në sheshxhirime. 57-vjeçarja ka folur për serinë e lëndimeve që ka pësuar gjatë një karriere të gjatë duke punuar në filma aksion.
“Unë jam rrëzuar pa ndjenja tre herë”, tha ajo teksa fliste për Netflix për të promovuar filmin e ri të saj dhe Mark Wahlberg, “The Union”. Ajo vazhdoi duke treguar se:
U thye një krah, theva brinjët, dy brinjë një herë, tre brinjë një herë tjetër. Theva koksikun, theva dy gishta.
Në vitin 2021, fituesja e çmimit Oscar shkoi në spital pasi theu brinjët e saj gjatë xhirimit të skenave të sherrit për filmin e saj, “Bruised”.
“Ka kërcënuar prodhimin, kështu që unë heshta”, tha ajo në The Graham Norton Show ndërsa zbuloi se priti tre ditë për të kërkuar kujdes mjekësor.
Në vitin 2003, Berry theu një kockë në parakrahun e saj të djathtë, gjë që vonoi xhirimet me disa javë në “Gothika”. Ajo gjithashtu pati tre brinjë të thyera nga xhirimet e “John Wick: Chapter 3 – Parabellum” në 2019.
Ndërkohë që për “Catwoman”, aktorja vuri në dukje se ajo mësoi jiu-jitsu, muay thai, kikboks, taekwondo dhe qitje.