Celebrities Live From Tirana

Të rejat më të fundit nga “Social Top 5”

Rubrika “Social Top 5” tashmë është pjesë e fundjavës dhe ju nuk duhet t’i humbisni të rejat më të fundit nga Instagrami i VIP-ave. Bëhet fjalë për të famshmit që kanë shtuar më shumë ndjekës këtë javë. Me një renditje nga i pesti deri tek vendi i parë, jo vetëm për shqiptarët, por do të njiheni edhe me të huajt.

Këtë javë, ndryshe nga të tjerat, personazhet e famshëm kanë patur më shumë ngritje sesa ulje sa i përket ndjekësve në Instagram dhe pa humbur kohë ju prezantojmë me listën e 10 më të ndjekurit e javës! Gjithashtu ju mund të na ndiqni edhe në kanalin tonë në YouTube, ku do të prezantohen nga Albana, çdo të premte në “Live From Tirana”.

Nga të huajt e nisim me vendin e 5-të ku gjendet:

5. Kim Kardashian, e cila ka shtuar në llogarinë e saj rreth 700K.
4. Cristiano Ronaldo ka shtuar 800K.
3. Ariana Grande, ka shtuar rreth 1 milion ndjekës në Instagram.
2. Bukuroshes Kylie Jenner, i janë shtuar 1.5M.
1. Selena Gomez kryeson me vendin e parë, të cilës i janë shtuar 2 milionë ndjekës vetëm për këtë javë.

Social Top 5, të famshmit shqiptarë:

5. Sara Hoxha, i janë shtuar në Instagramin e saj 3K për këtë javë.
4. Samanta Karavella ka shtuar 6K.
3. Don Xhoni nga vendi i parë në javën e kaluar zbret në vendin e tretë duke shtuar 19K.
2. Bora Zemani, moderatorja e “Për’puthen” ka shtuar 23K.
1. Melisa e “Për’puthen” kryeson në vendin e pare për këtë javë me 34K.

Ndër personazhet që kanë humbur ndjekës janë:

3. Ani Shehu (Andi i Për’puthen) jo vetëm që nuk ka qenë pjesë e top 5 më të mirët për disa javë por pas skandaleve në këtë spektakël ka humbur 20K ndjekës.

2. Megi Pojani, bukuroshja e Instagramit e cila ka pak kohë që nuk shfaqet në televizion ka humbur 2K ndjekës.

3. Françeska Jaçe e cila sapo ka deklaruar se do t’i hyjë politikës duket se fansat e kanë braktisur. Këtë javë ajo ka humbur 1K ndjekës.