Kjo fundjavë nuk mund të jetë e njejtë pa rubrikën më të dashur për të gjithë, “Social Top 5”.
Këtë herë vjen e moderuar nga bukuroshja, Ksenja Shoshaj, ku na prezantoi me personazhet shqiptarë si dhe ata të huaj, të cilët kanë pësuar ndryshime në shifrat e tyre të ndjekësve në Instagram.
Renditja fillon nga VIP-at të cilët kanë shtuar më pak e deri tek ata që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë këtyre ditëve.
Gjithashtu do të shohim edhe personazhet shqiptarë që nuk preferohen dhe aq shumë nga përdoruesit e Instagramit.
Personazhet shqiptarë:
5. Don Xhoni ka pësuar një rënie në renditje, pasi këtë javë ka shtuar 2K.
4. Oriola Marashi ka shtuar gjatë javës 4K ndjekës.
3. Ledjana Prenga, ka fituar 8K ndjekës.
2. Antonela Berishaj, vijon të qëndrojë në vend të dytë, me 13K të shtuar.
1. Në vend të parë, prej shumë javësh tashmë, qëndron Jasmin Kadriu. Ajo ka shtuar 18K ndjekës.
Personazhet e huaj:
5. Dua Lipa ka shtuar 400K ndjekës gjatë javës. Ku vazhdohet të përflitet performanca me Elton John, një sukses i ëndërruar. Recitali i mbajtur në kuadër të fushatës për të mbledhur të ardhura për njerëz që vuajnë nga sëmundja HIV-AIDS.
4. Beyonce, në vendin e katërt me 1.1M ndjekës të shtuar.
3. Kim Kardashian, ka shtuar për këtë javë 1.2M ndjekës. Duket se jeta si beqare i ka bërë fansat e saj akoma më shumë kurioz për jetën e Kim.
2. Billie Eilish, ka fituar 1.7M ndjekës gjatë kësaj jave. Së fundmi, ajo ka publikuar këngën e saj më të re “Your Power”. Fansat janë në pritje të albumit “Happier Than Ever”.
1. Selena Gomez, kryeson sërish pasi ka shtuar 3M ndjekës. Fushata e saj që ka nisur nëpërmjet kompanisë më të re të kozmetikës, të themeluar nga vetë ajo, ‘Rare Beauty’, duket se ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Kjo fushatë është në ndihmë të personave me probleme mendore.
Personazhet shqiptarë, të cilët kanë humbur më shumë ndjekës gjatë javës:
2. Andi Shehi ka pësuar një rënie prej 2K ndjekësish gjatë kësaj jave.
1. Tea Trifoni, duket se mbetet sërish një personazh jo shumë i dëshiruar nga publiku, pasi ajo ka humbur 3K ndjekës.