Një situatë komike ka ndodhur mes Heidit dhe Gracianos, të cilët qeshën gjatë klipit prezantues të ish-konkurentit të BBV3, Elvis Myrta, gjë që duket e ka mërzitur shumë Romeon. Kjo gjë solli debate mes këtij të fundit dhe Gracianos, gjë që u përcoll në ‘prime’ kështu:
Graciano: Siç u pa dhe në klip, unë e kisha parë spektaklin e natës së parë. Për të kaluar dhe gjendjen time, thashë ku ka më të mirë se sa ta kalojë me të qeshur. Qëllimi ishte për të bërë qejf dhe aspak tendencioze. Në momentin që pashë Romeon ta agravonte situatën, aty thashë çfarë ka ky djalë. Në fund të ditës, unë Lisin nuk e kam goditur, nuk e kam therrur. Ai është mirë jashtë. Kur kam dalë jashtë kam thënë që i vetmi pishman ka qenë Heidi, që kishte keqkuptuar Pandorën. Dhe çohet të nesërmen, ma përdor situatën… Shihe me sa sportivitet dhe pozitive kemi Heidin në këtë rast. Unë e kam konsideruar shumë mikeshë Heidin dhe pse e di sikletin e madh që ka me Romeon.
Romeo: Unë u mërzita me Heidin dhe i thashë që nuk dua të ndikohesh.
Ledioni: A mos do të duhej, për shkak të marrëdhënies që ke me Heidin, mos ta vazhdoje?
Graciano: Jo, s’e mendoj. Se kur vjen shumë organike gjëja, pse mos ta bëj?! Është tjetër gjë kur e bën me tendencë, por kur bëhet gazmore?
Ledioni: A i qëndron atyre përfundimeve që pamë në klip?
Graciano: Po, sepse Heidi bëri një gabim shumë të konsiderueshëm për mua. Mua më është tallur mbiemri dhe unë nuk ia preka mbiemrin. Ky më quajti dhjako.
Romeo: Është batutë filmash, dhjako.
Graciano: Unë i them Romeos, ka ardhur si poç dhe është bërë si kallëm. Dhe i them “Kallëm Veshaj”.
Ledioni: A mendon ti se Romeo e presionon Heidin?
Graciano: Po, patjetër që po. Ka luftuar një muaj për ta ndryshuar Heidin, ka luftuar një muaj që s’ka besim te Heidi. Ai thjeshtë i thotë bëj çfarë them unë.
Heidi: Shoh Gracianon që sheh videon si shpirt i keq. Në atë moment më kapi budallallëku dhe kur filloj qesh, në disa situata si tani, që sa më shumë qesh, aq më shumë më kap. Kur erdhi aty në mes, në atë moment më shkatërroi. Nuk kam qeshur me Lisin, sepse ishte një gjë që e vuajta vetë. Ajo që s’më pëlqeu te Graciano, që e bëri dhe tendencioze, ishte që ai u nxeh dhe ti duke e parë me nerva, iu qepe nga mbrapa…
Graciano: Sepse më shtyu derën, me ka goditur nga mbrapa.
Egla: Heidi ka një super ndjeshmëri të sajën që i përshtatet situatave.
Heidi: Është normale që kam qeshur. U pa…
Graciano: Ti u zgjove në mëngjes dhe më thë: “E ekzagjerove”.
Heidi: Fakti që unë qesha, nuk e mohoj dot…
Graciano: Nuk ke bërë asgjë të keqe në fund të ditës.
Ledioni: Romeo, kur ke qeshur për herë të fundit?
Romeo: Kam qeshur me Heidin te shezllonet.
Ledioni: Me të dashurën dhe të dashurin qesh ndonjëherë nga halli.
Romeo: Kam qeshur dhe me Meritonin.
Ledioni: E kam fjalën ndonjëherë që disa situata janë për të qeshur.
Romeo: Unë atë situatën e kam përjetuar shumë keq dhe nuk e harroj. Ishte një situatë shumë e thjeshtë. Përpos ngarkesës së këtyre ditëve, ne ishim ulur këtu dhe po e shijoja atë gjë. Dëgjoj disa çu-çu-çu nga mbrapa. Unë me atë gjë nuk qesh dot. Pastaj është dhe padashur që ta ekzagjerosh gjënë. Edhe një gjë që doja ta shijoja, nuk e shijova dot.
Egla: Nuk ishte e shkruar.