Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.
Është vënë re prej disa ditësh ngacmimet dhe përqafimet mes Romeos dhe Rikes sa të gjithë mendojnë se mes tyre ka pëlqim dhe mund të jenë një nga çiftet e krijuar brenda “BBV3”. Vetëm pak më parë të dy kanë marrë vëmendjen në oborr teksa kanë kaluar disa momente bashkë të heshtur dhe të përqafuar.
View this post on Instagram
Prej ditës së djeshme në qendër të vëmendjes ka qenë debati i Rozës dhe Merit, i cili ka agravuar në të bërtitura dhe ofendime mes njëra-tjetrës. Ama jo vetëm kaq Roza akuzon se prekja e Merit ndaj Rozës në fytyrë ishte shumë e patolerueshme për të dhe nuk e përtyp dot këtë fakt. Vetëm pak më parë debati mes tyre është rihapur në oborr dhe Meri i ka përmenduar Rozës mamanë e saj, aktoren e njohur Rita Lati, ku është shprehur se i vjen keq që ajo dëgjon vajzën e saj duke folur në këtë mënyrë.