Celebrities Music Showbiz

Të performosh në temperatura të ftohta ka problemet e veta, imazhet e Taylor Swift duke fshirë sekrecionet e hundës bëhen virale!

Taylor Swift performoi tre ditë me radhë në Edinburgh të Skocisë, ku një video e këngëtares duke fshirë sekrecionet nga hunda, ka bërë xhiron e rrjetit. Këngëtarja e njohur aktualisht është në mes të turneut të saj “Eras”, turneut më të madh botëror nga një muzikant në dekada dhe gjatë një shfaqjeje në Skoci ajo u filmua duke fshirë hundën gjatë performancës së “Don’t Blame Me”, dhe më pas duke fshirë dorën tek kostumi.

Pas publikimit të disa prej këtyre videove, fansat kishin reagime të ndryshme. Disa prej komenteve thonin:

Kam parë tre video të ndryshme të Taylor-it duke fshirë hundën, ajo duhet të marrë peceta në skenë.

Megjithatë, disa ndjekës kanë pyetur veten se ku qëndron problemi, duke theksuar se në fakt kjo është ajo që bëjnë të gjithë. Duket se këngëtarja e njohur nuk e ka pasur të lehtë të performojë në Skoci në vetëm 8 gradë Celsius. Ajo për shkak të të ftohtit është dashur të mbajë doreza gjatë koncertit, ndërsa gjatë performancave ka theksuar se ‘po i ngrijnë duart nga i ftohti’.

Më vjen shumë keq, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, por dora ime është ngrirë, thjesht do ta ngroh.

@xcrystine

grace personified @Taylor Swift @Taylor Nation #TSTheErasTour #EdinburghTSTheErasTour #swiftie #edinburghn1 #erastour

♬ original sound – xcrystine