Steve Jobs ishte një njeri shumë inteligjent pasi investoi dhe drejtoi kompaninë e madhe të Apple. Sigurisht, rrugëtimi i Jobs me Apple ishte disi edhe me fat, pasi ai solli një produkt inovativ në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për ta kapitalizuar në treg. Jobs, i cili ndërroi jetë në vitin 2011, duhej të ishte mjaft i zgjuar dhe të kishte njohuritë e duhura për të zbatuar idetë e tij dhe ai sigurisht e bëri atë dhe më pas.
Jobs ishte treguesi më i mirë i inteligjencës së lartë. Epo, në një fjalim në Akademinë e Arritjeve në qershor 1982, vetëm gjashtë vjet pasi u themelua Apple, Jobs tha:
Shumë prej saj është memorie. Por shumë prej saj është edhe aftësia për ta zmadhuar dhe për ta kuptuar. Mendoni sikur të jeni brenda në një qytet dhe ju mund ta shikoni të gjithë këtë nga kati i 80-të. Teksa njerëzit e tjerë po përpiqen të kuptojnë se si të kalojnë nga pika A në pikën B, duke lexuar këto harta të vogla budallaqe, ju mund ta shihni atë para jush nga lart. Ju mund ta shihni të gjithë. Dhe mund të krijoni lidhje që ju duken të dukshme, sepse keni mundësinë që ta shihni të gjithën.
Që nga koha kur Jobs drejtonte Apple, ne dimë gjithçka për teknikën e intervistës së ‘testit të birrës’. Teksa vendoste për kandidatët, Jobs u kërkonte atyre të bënin një shëtitje dhe madje të provonin një birrë me të, me shpresën se do t’i ndihmonte ata të liroheshin derisa ai të mësonte më shumë rreth tyre. Kështu, në vend që t’i zinte në ‘grackë’ punonjësit në zyrë, Jobs vendosi t’i bënte gjërat shumë më pak formale.
Kur Jobs i merrte “të intervistuarit” në lokal apo bënin shëtitje, ai thuhet seu bënte pyetje të tilla si: “Kur ishte hera e fundit që keni arritur diçka?” ose “Çfarë bëre verën e kaluar?”