Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Mbrëmë teksa po kalonin momente romantike të shtrirë në shtrat, Heidi pyet Romeon nëse i pëlqen që të flejë në errësirë apo me një dritë të vogël. Teksa Romeo tha se ‘fle me një dritë të vogël’, Heidi ia kthen: “Mua më pëlqen errësira totale”.
Heidi: Ty të pëlqen të flesh me dritat fikur apo me një dritë kështu të vogël?
Romeo: Me një dritë të vogël
Heidi: Mua më pëlqen errësira totale
Romeo: Unë pa pak dritë nuk fle dot gjumë
View this post on Instagram
Mesazhe të shumta nga familjarë, mbështetës dhe personazhe të njohur kanë marrë ditën e djeshme banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Meritoni është surprizuar nga ish-opinionistja e sezonit të dytë të BBV, Zhaklin Lekatari, e cila ka treguar mbështetjen e saj për banorin.