Pas sukseseve të sezoneve të kaluar ka nisur sezoni i tretë i emisionit “Më lër të flas” moderuar nga vëllezërit Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, “Më lër të flas” sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.
Së fundmi faqja zyrtare e emisionit ka publikuar promon e episodit të kësaj jave dhe ka zbuluar edhe të ftuarit e kësaj të shtune. Në pjesën e parë në një debat do të jenë të ftuar Jualiana Nura, Zhaklin Lekatari dhe Amer Candy. Në pjesën e dytë e ftuar speciale për një intervistë eksluzive me vëllezërit Veshaj do të jetë ish finalistja e “BBV” Efi Dhedhes, ku do të ketë edhe të papritura dhe shumë të qeshura.
View this post on Instagram
I ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel të shtunën e kaluar ka qenë gazetari i njohur, Blendi Fevziu. Ai ka treguar më shumë detaje në lidhje me profesionin, karrierën dhe suksesin e tij në fushën mediatike dhe jo vetëm.