Këngëtarja e njohur Adele ka komentuar së fundmi rënien e saj drastike nga pesha, e nuk ka ngurruar të tregojë edhe ndikimin që pati kjo në shëndetin e saj mendor. Artistja tha në emisionin “Desert Island Discs” në Radio 4, se e kuptonte interesimin e madh të shtypit për humbjen e peshës së saj, pasi nuk e ndau publikisht udhëtimin e saj të rënies nga pesha si gjithë të tjerët. Adele u shpreh se:
U ndjeva keq që disa njerëz mendonin se komentet e të tjerëve nënkuptonin se nuk dukeshin mirë ose se nuk ishin të bukur. Disa nga ata që pashë ishin të rinj. Dhe kishte disa njerëz të tjerë që ndiheshin shumë të tradhtuar nga unë, duke thënë ‘Oh ajo iu nënshtrua presionit të ndjekësve’. Gjë që nuk më shqetësoi vërtet sepse ata nuk ishin pranë meje në orën 4 të mëngjesit, kur unë po qaja, kisha ankth dhe nevojë për ndihmë.
Artistja tregoi se e gjithë kjo, së bashku me ushtrimet fizike e ndihmuan të kapërcente problemet e saj me ankthin.
Ishte koha ime. E kuptova që kur isha duke u ushtruar, nuk kisha më asnjë ankth.
Thuhet se dreka e Adele përbëhet nga një sallatë lakër jeshile me majdanoz, selino, mollë dhe arra me vaj ulliri dhe lëng limoni. Adele pati një rikthim që solli shumë emocione në skenë gjatë koncertit të saj të parë publik në pesë vjet. Superylli i muzikës kryesoi festivalin ‘American Express Presents BST’ për dy netë këtë fundjavë që kaloi, duke performuar para një turme prej 65,000 fansash në Hyde Park të Londrës. Sipas Page Six, ylli ishte i emocionuar gjatë shfaqjes prej dy orësh dhe i mbajti lotët teksa iu drejtua audiencës.
Ndërkaq, lart e poshtë po thuhet se Adele mund të jetë në pritje të fëmijës së saj të dytë. Thashethemet kanë nisur nga deklarata e fundit e të dashurit të saj, agjentit sportiv Rich Paul. Në një intervistë të fundit për E! News, ai ka lënë të kuptohet se pret me padurim të bëhet sërish baba. Paul u shpreh se pasi u bë baba në një moshë shumë të re, qasja e tij ndaj një fëmije të 4 në këtë moshë do ishte diçka ndryshe.