Fansat mbetën të surprizuar pasi Ed Sheeran u shkëput nga turneu i tij për të nënshkruar autografe në një tezgë ushqimi, duke i i firmosur ato me salcë të nxehtë. Qindra fansa u mblodhën në Sainsbury’s në Hertfordshire, ku Sheeran nënshkroi artikuj ushqimorë duke përfshirë një bllok djathi dhe brokoli nga një furgon në parkingun e makinave.
Ylli fitues i çmimeve Grammy po promovonte markën e tij të salcës së nxehtë, Tingly Ted’s, e cila shitet në supermarkete, sipas BBC. Mund të tingëllojë si e çuditshme, por kjo ndodhi vërtet për disa blerës që ishin në vendin e duhur, në kohën e duhur. Fansave iu dha një njoftim për një orë për të shkuar në dyqan pasi Sheeran njoftoi shfaqjen përmes rrjeteve sociale dhe adresës së email-it të fansave të tij.
Një nga këta fansa ishte Harry Barnes, i cili vuri re emailin dhe mendoi se do të hidhte një sy në rast se Sheeran do të shfaqej. Duke folur për Babs Michel në ‘BBC Three Counties Radio’, Barnes tha se vetëm disa fansa kishin pritur deri në momentin kur ai mbërriti atje, por sapo u mor vesh se Sheeran ishte në furgon, qindra njerëz u mblodhën në parkingun e makinave. Barnes kishte qenë në një koncert të Justin Timberlake një natë më parë dhe ishte gati të kthehej në shtëpi kur ndaloi atje.
Unë jam një fans i madh i Ed Sheeran. Problemi i vetëm ishte se unë isha me një bluzë të Justin Timberlake. Unë nuk kisha asgjë që ia vlente të nënshkruaja. Kisha këtë bllok djathi që më kishin dhënë dhe Ed ishte i lumtur ta firmoste me salcën e tij.
Megjithatë, Barnes nuk ishte i vetmi që u largua me një artikull të pazakontë të firmosur, ato përfshinin brokoli, bukë dhe disqe vinyl, të gjitha të nënshkruara me autografin e veçantë të Sheeran. Fansave iu dhanë edhe copa pice falas për të provuar salcën e nxehtë.