Aktualitet

“Te Nazua”/ Kjo është kafeneja e vogël që Egli Proga zotëronte, Denis Meçe e rrahu për vdekje

Në foton e mëposhtme është biznesi i vogël, me të cilën 42-vjeçari Egli Proga, babai i dy fëmijëve nxirrte të ardhura për familjen e tij.

Bëhet fjalë për një kafene të regjistruar në emër të babait të tij, e cila quhet “Te Nazua”, shkurtesa e emrit të babait të tij Nazmi Proga.

Si për familjarët e Egli Progës, po ashtu edhe për banorët e tjerë të zonës, Denis Meçe dhe shokët e tij njiheshin si një grup gjobëvënie në Pogradec. Dyshohet se Denis Meçe i kishte kërkuar xhiron ditore të kafenesë Egli Progës, por 42-vjeçari kishte refuzuar ta paguante “gjobën” duke i thënë se kishte dy fëmijë për të rritur.

Kjo dyshohet se ka qenë dhe shkaku pse Denis Meçe e ka rrahur brutalisht 42-vjeçarin Egli Proga, duke i marrë jetën dhe duke i lënë dy fëmijët e tij jetimë.

Familjarët e viktimës akuzojnë institucionet për mosveprim të qëllimshëm, teksa sipas tyre, në këtë rast kemi të bëjmë me një vrasje në bashkëpunim.