Një çift i fiksuar pas modifikimit të trupit kanë hyrë në rekordin botëror Guinness për pamjen e tyre të pazakontë. Victor Hugo Peralta, 52-vjeç, ka një ‘666 të Djallit’ të gdhendur në kokën e tij, së bashku me brirë metalikë 400£ të futura në kafkën e tij. Gruaja e tij Gabriela, gjithashtu 52-vjeçe, është e mbuluar me tatuazhe, me një stil flokësh mohikan.
Çifti, i cili jeton në Argjentinë dhe u martua 15 vjet më parë, ka 91 tatuazhe dhe modifikime mes tyre dhe ndërsa ata e duan pamjen e tyre, më parë janë quajtur ‘kerubinë nga ferri’. Në vitin 2014, ata fituan një Rekord Botëror Guinness për ‘më shumë modifikime të trupit’ në kategorinë “çift i martuar”. Ata sapo kanë rinovuar titullin për herë të nëntë.
Victor tha:
Kur morëm titullin, ndjeva emocion dhe krenari të pamasë që u vlerësova për zgjedhjen time të jetës.
Ndërkohë, Gabriela tha:
Unë kam qenë gjithmonë besnike ndaj asaj që më pëlqen dhe imazhit që dua të kem, duke respektuar qenien time të brendshme, e cila ka qenë e lidhur ngushtë me artin.
Sipas çiftit, njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme, ku ka disa që e mbështesin për atë që ata bëjnë, por nga ana tjetër, ata shtojnë se po përballen me shoqërinë duke zgjedhur një mënyrë jetese që është kaq e ndryshme nga njerëzit e tjerë, pa pasur asnjë lloj shqetësimi.