Një shqiptar ka rrahur brutalisht një angleze pas një debati në Britaninë e Madhe.
Gruaja u godit me grusht dhe u tentua të mbytej nga Emiljano Cakraj më 23 janar të këtij viti në Forest Town.
33-vjeçari gjithashtu e kërcënoi me vdekje gruan.
Ajo iu lut Cakrajt që ta çonte në spital, duke i thënë se do të thoshte se kishte rënë nga shkallët, sipas policisë.
Pasi e bëri të betohet se nuk do t’i tregonte askujt se çfarë kishte ndodhur, ai tha se do ta merrte.
Ata hipën në makinë, por ai kaloi pranë spitalit dhe nuk u ndal.
Në atë moment gruaja, e cila ishte në sediljen e pasme, supozoi se Cakraj do ta çonte diku për ta vrarë. Ajo u shtir si e vdekur.
Cakraj u fut në një parking dhe thirri dikë që e mori dhe e çoi në spital.
Pas hetimeve, policia arrestoi Cakrajn gjatë orëve të para të 24 janarit dhe më pas ai u akuzua për sulm.
Cakraj u deklarua fajtor për akuzën dhe për ndjekjen e saj mes periudhës 16 mars- 17 maj.
Gjykata dëgjoi se Cakraj e ka kërcënuar përmes llogarive të rreme në rrjetet sociale dhe telefonatave anonime.
Një nga mesazhet kërcënuese që ai i dërgoi shfaqte një foto të paqartë të makinës së saj.
Gjykata tha se Cakraj më vonë u përpoq të fshinte mesazhet që kishte dërguar nga telefoni i tij.
Cakraj u dënua me tre vjet burg.
Top Channel