Nëse mendoni se të flirtoni është gjëja më e thjeshtë në botë e keni shumë gabim. Për të pasur sukses në flirtim fillimisht gjëja e parë që duhet është të keni besim. Personi që ju intereson do të dallojë dinamikën në karakterin tuaj dhe do të dëshirojë patjetër t’ju takojë. E dyta. tregoni interes.
Nëse më në fund keni mundësinë të flisni me të, ‘hidhni grepat’. Pyesni sa më shumë për jetën e tij/saj dhe tregoni interes. Ai/ajo padyshim që do ta vlerësojë se sa të interesuar jeni për të dhe me siguri do të presë me padurim bisedën tuaj të radhës.
Mos harroni të buzëqeshni. Gjejeni këtë guxim tek vetja dhe kështu do të keni fituar vëmendjen e tij/saj. Lëreni të shohë se si e shikoni. Zakonisht kur dikush e kupton që po e shikoni, duhet t’i largoni sytë shpejt në mënyrë që të mos e kuptojnë se i keni sytë te ata gjatë gjithë kohës. Mos kini frikë të jeni të dukshëm ndonjëherë. Kur tjetri e vëren se po flirtoni nuk është domosdoshmërisht keq. Prandaj, edhe nëse doni të shkoni më tej, trajtojini situatat me humor.
Rikujtojmë, se psikologët nga ‘Evolutionary Psychology’ kryen së fundmi një studim me 1000 vullnetarë në Norvegji dhe Shtetet e Bashkuara, ku pjesëmarrësit vlerësuan 40 lloje të ndryshme flirtimi në lidhje me efektivitetin e tyre në të pasurit një lidhje me një partner, qoftë të shkurtër apo afatgjatë. Ndër faktorët e kontrolluar nga studiuesit ishin mosha, disponueshmëria erotike, besimet fetare dhe shkalla e shoqërueshmërisë së secilit pjesëmarrës.
Le ta pranojmë, të gjithëve mund të na ketë ndodhur të paktën njëherë që të kemi pasur disa flirte ‘të pafajshme’ me atë kolegun seksi të zyrës. Nuk ka asgjë të pazakontë që një koleg të tregojë interes ndaj jush, të flirtojë në ambientet e punës apo t’ju kërkojë një takim pas saj. Dhe është normale që të tundoheni, mos u shqetësoni! Në këto situata ka vetëm tri mundësi zgjedhjeje që mund t’ju ndihmojnë të dilni një herë e mirë nga e gjithë kjo situatë e sikletshme dhe mos ndiheni më fajtore