Tech

Të karikoni plotësisht telefonin për një minutë, së shpejti e realizueshme!

Sipas një studimi të ri të gjetur në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave (PNAS), një teknikë e zbuluar së fundmi nga Universiteti i Kolorados, mund të lejojë telefonat të karikohen 100% në vetëm 60 sekonda. Teknika e re bazohet në lëvizjen e joneve dhe superkondenstarorëve. Një jon është një atom që ka ngarkesë neto pozitive dhe një superkondensator përdoret për të ruajtur energjinë gjatë cikleve të ngarkimit dhe shkarkimit me rrymë të lartë.

Studiuesi Ankur Gupta zbuloi se ngarkimi dhe shkarkimi i energjisë do të jetë më i shpejtë nëse jonet lëvizin në mënyrë më efikase, duke bërë që telefoni të karikohet më shpejtë. “Duke pasur parasysh rolin kritik të energjisë në të ardhmen e planetit, u ndjeva i frymëzuar për të zbatuar njohuritë e mia të inxhinierisë kimike në avancimin e pajisjeve të ruajtjes së energjisë”-tha Gupta.

Gupta shton:

Apeli kryesor i superkondensatorëve qëndron në shpejtësinë e tyre. Pra, si mund ta bëjmë karikimin dhe çlirimin e energjisë më të shpejtë? Me lëvizjen më efikase të joneve.

Hulumtimi zbuloi gjithashtu se lëvizjet e joneve janë të ndryshme nga sa pritej sipas ligjit të Kirchhoff. Por, ende nuk është e qartë se sa kohë do të duhet që ky hulumtim në laborator të bëhet teknologji që do të gjendet në telefonin tuaj. Rikujtojmë se YouTuberi i njohur Mrwhosetheboss, i cili njihet për vlerësimet e tij mbi pajisjet teknologjike pretendon se bateria e një telefoni zgjat 94 ditë. Bëhet fjalë për modelin Oukitel WP19, i cili ka një kamerë 64 megapikselë gjithashtu edhe një kamerë infra të kuqe për natën me 20 megapikselë.

Eksperti i pajisjeve teknologjike pohon gjithashtu se bateria e këtij telefoni është 21,000 mAh, me një kapacitet pesë herë më të madh se modeli iPhone 14 Pro Max. Ai bëri një test të thjeshtë përmes videos së tij në YouTube për të testuar bateritë e të dy modeleve. Pas një ore e gjysmë, bateria e iPhone-it ra në 95% ndërsa e telefonit Oukitel ishte 99%. Sipas tij, nëse jeni në një telefonatë ose dëgjoni muzikë, bateria e modelit Oukitel mund të zgjasë për pesë ditë. Ndërkaq nuk e përdorni non-stop bateria e këtij modeli mund të zgjasë për 94 ditë.