Auto & Moto Bota Lifestyle

Të karikoni celularin në makinë?! Veprimi më i gabuar dhe më i dëmshëm…

Karikoni shpesh celularin në makinë?! Ky veprim nuk është një zgjidhje e mirë për jetëgjatësinë e baterisë së celularit. Duhet të kuptoni që portat USB janë krijuar për punë që nuk kërkojnë shumë energji dhe nuk kërkojnë transmetim të vazhdueshëm të energjisë, si për shembull luajtja e muzikës në pajisjet e vjetra MP3. Telefonat celularë e “shohin” këtë lloj transferimi të energjisë elektrike të dëmshme.

Për më tepër, amperazhi që lëshojnë këto porta USB është më i ulët se sa i nevojitet celularëve të sotëm, duke bërë që ato të rikarikohen shumë ngadalë. Rimbushjet shumë të ngadalta, si dhe ato shumë të shpejta, e dëmtojnë baterinë. Përveç mungesës së amperazhit, një faktor tjetër që shkurton jetëgjatësinë e baterive është se telefonat celularë janë krijuar për t’u rimbushur me karikuesin e tyre origjinal dhe kabllon nga një prizë.

Ndodh që shumë përdorues përdorin kabllo karikimi jo origjinale për të karikuar telefonin në portën USB të makinës. Këto kabllo shkaktojnë probleme në qarkun e pajisjes dhe, përveç kësaj, ata nuk e shkëputin daljen e rrymës kur karikimi ka përfunduar. Duke vazhduar të tërheqin rrymë, ato gjithashtu reduktojnë jetëgjatësinë e baterisë.

Së fundmi sipas hulumtimit të OnePlus, tre nga katër persona nuk dalin nga shtëpia me bateri nën 20%. Telefoni është një element themelor për rutinën e përditshme. Gjithashtu nga të dhënat e kërkimit del se 5% e njerëzve thonë se vuajnë nga dhimbja e kokës nëse telefonit i mbaron bateria kur janë larg shtëpisë. Ndërsa pothuajse 1 në 10 pranojnë se nuk mund të fokusohen në asgjë tjetër kur bateria është gati të mbarojë.