Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.
Luiz Ejlli pas daljes nga shtëpia e “BBV2” është përkushtuar shumë në karrierën e tij muzikore, ku ka publikuar edhe 2 këngë të reja dhe duke marrë pjesë në koncerte të shumta. Jo vetëm në Shqipëri, por ditët e fundit Luizi ka zhvilluar disa koncerte në SHBA. Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, këngëtari ka pozuar pranë një makine ku shkruan “Fast and Furious”. Në këtë postim nuk ka munguar komenti i partneres së tij Kiara Titos, e cila në formë batute i ka shkruar atij që ka harruar patentën në shtëpi.
“O lumadh patentën e ke lënë në shtëpi”– shkruan Kiara në koment.
Luizi ia ka kthyer përgjigjen me të njëjtën monedhë, duke i thënë se edhe vetë Kiarën e ka lënë në Shqipëri por kjo nuk ka domethënie.
“Të kam lënë dhe ty por s’do të thotë gjë”– shkruan Luizi.
View this post on Instagram
Së fundmi, një prej fansave të pranishëm heq orën e tij Rolex nga dora, e cila njihet si një nga orat më të shtrenjta, për t’ia dhuruar këngëtarit. Ky i fundit në fillim insiston që të mos e mbajë.