Reperi i njohur Kanye West siç dihet tanimë është në një romancë të re me modelen Chaney Jones, e cila bëri bujë në media për shkak të ngjashmërisë së saj me ish-in e Kanye, Kim Kardashian. ‘HollywoodLife’ foli me një burim të afërt me Kim, i cili tha se ylli televiziv është “mjaft e lehtësuar” nga muza më e re e Ye. Ndërkaq, burimi u shpreh se:
Kim ka parë foto të Chaney-t dhe mendon se Chaney duhet të jetë vetëm vetvetja dhe të mos përpiqet ta imitojë atë. Por, nëse kjo është ajo që Chaney dëshiron të bëjë për të marrë vëmendjen që po kërkon, ose për të fituar Kanye-n, le ta bëjë. Fokusi i Kim për momentin është vetja, fëmijët e saj dhe marrëdhënia me Pete.
Sipas një burimi të dytë, Kim-it i bëhet qejfi që Chaney frymëzohet nga stili i saj.
Kim e di që ajo konsiderohet si një ikonë e modës, kështu që fakti që kaq shumë gra, përfshirë Chaney-n, që përpiqen ta imitojnë atë, është diçka për të cilën Kim-it i bëhet qejfi. A mendon Kim se është pak e çuditshme që Kanye ka dalë me disa gra që i ngjajnë asaj? Po, e mendon. Shumica e grave në situatën e Kim-it ndoshta do të ndiheshin në të njëjtën mënyrë. Por për sa i përket ndjenjave të saj, Kim nuk ka kohë apo energji për t’u shqetësuar se me kë po kalon kohë Kanye.
Një burim tjetër tha më parë se për Kardashian pak rëndësi ka me kë del Kanye, ajo thjesht dëshiron që të jetë një person i mirë, sepse ajo grua do të jetë më pas pjesë e jetës së Kim-it. Rikujtojmë, se që nga ndarja nga West, Kim ka nisur një romancë me komedianin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson. Dyshja janë parë shpeshherë bashkë, në udhëtime, dalje publike të përbashkëta dhe çaste tepër romantike.