James Corden është dëbuar së fundmi nga pronari i restorantit të njohur “Balthazar” në New York. Pronari i lokalit, Keith McNally tha se e ndaloi drejtuesin e “Late Late Show”, për shkak të sjelljes jo të duhur ndaj stafit. 71-vjeçari e quajti gjithashtu prezantuesin klientin më abuziv që vizitonte restorantin e tij.
Ai pretendoi në Instagram se, James ishte sjellë keq edhe në restorantin e tij të dikurshëm të quajtur Café Luxembourg.
James Corden është një komedian me një talent të jashtëzakonshëm, por aspak i sjellshëm.
Keith tregoi edhe një rast që kishte ndodhur më 9 tetor, ku James kishte kritikuar stafin e tij pasi vezët e bashkëshortes nuk ishin përgatitur sipas dëshirës së saj.
Ai tha: “Zonja porositi një omëletë me të verdhë veze me djathë dhe sallatë. Disa minuta pasi morën ushqimin, James thirri kamarierin dhe i tha se kishte pak të bardhë veze të përzier me të verdhën e vezës. Kamarieri informoi menaxherin dhe pjata u bë nga fillimi. Në atë moment James Corden filloi t’i bërtiste si i çmendur personelit: ‘Nuk mund ta bësh punën tënde! Ju nuk mund të bëni punën tuaj! Ndoshta duhet të shkoj në kuzhinë dhe të gatuaj omëletën vetë!’
Keith tha se për t’i kërkuar ndjesë personeli i dhuroi një shampanjë prezantuesit dhe gruas së tij Julia Carey mirëpo James nuk e pranoi ndjesën e tyre. Rikujtojmë, se Corden ka zbuluar së fundmi në emisionin “The Late Late Show” se i lan flokët vetëm një herë në dy muaj. Lajmin ai e dha pasi banorëve të Los Anxhelosit iu kërkua të shkurtonin sasinë e kohës që kalonin në dush për shkak të mungesës së ujit.