Supozohet që në muaj mjalti çifti i sapomartuar të bëjë qejf e të argëtohet, por nuk po ndodh kështu për Ben Affleck dhe Jennifer Lopez. Aktori është fotografuar nga paparacët duke dremitur ndërsa ishte duke lundruar në lumin Seine në Paris. Ditët e fundit për Ben duket se kanë qenë shumë të lodhshme sa nuk po e shijon në maksimum muajin e mjaltit. J.Lo dhe Ben Affleck ndodhen në qytetin e dashurisë, Paris.
Regjisori i njohur dhe Lopez kurorëzuan dashurinë e tyre në Las Vegas pak ditë më parë. Jennifer ndërkaq u kritikua nga një yll televiziv australian për humbjen e identitetit të saj pasi ndryshoi emrin e saj pas martesës. Jennifer dhe Ben u martuan në Las Vegas tre muaj pasi u fejuan sërish, 20 vjet pasi aktori e propozoi për herë të parë.
Lopez madje tregoi unazën e saj të re të martesës në një ceremoni në Las Vegas. 53-vjeçarja postoi në InstagramStory për të ndarë një selfie pa make-up, teksa bizhuteria e re në gishtin e saj të unazës mund të shihej për herë të parë. Ajo dukej absolutisht mahnitëse teksa buzëqeshte e teksa shfaqte pamjen e saj natyrale ndërsa ishte topless nën çarçafët e bardhë.
Sjellim në vëmendje se këngëtarja australiane Dannii Minogue na ka zbuluar së fundmi një të pathënë për divën e muzikës pop, Jennifer. Minogue pretendon se Lopez dikur urdhëroi ridekorimin e të gjithë dhomës së saj të zhveshjes në shfaqjen muzikore britanike “Top of the Pops”. Thuhet se Lopez ka kërkuar që gjithçka të ishte e bardhë, përndryshe ajo do të kishte refuzuar të dilte në skenë.