Miliarderi 58-vjeçar Jeff Bezos është filmuar së fundmi teksa hante hamburger në McDonald’s. Themeluesi i Amazon ka punuar duke përgatitur burgers në gjigantin e ushqimit të shpejtë si nxënës i shkollës së mesme. “Puna ime e parë. Dhe ende i njëjti burger i mrekullueshëm. Gëzuar të dielën!”, ka postuar Bezos në Twitter. Bezos renditet ndër individët më të pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar prej 153.8 miliardë dollarësh, sipas ‘Forbes’. Ai dha dorëheqjen si CEO i Amazon në 2021, por ende shërben si kryetar ekzekutiv i kompanisë.
My first job. And still the same great burger. Happy Sunday! pic.twitter.com/3slx6dHUVa
— Jeff Bezos (@JeffBezos) August 28, 2022
Bezos foli për kohën e tij kur kishte punuar në McDonald’s në Miami, si nxënës i shkollës së mesme, gjatë një interviste të vitit 2018 me ‘Fast Company’. Bezos tha se koha e tij duke punuar në skarë në McDonald’s i mësoi atij se shërbimi ndaj klientit ishte me të vërtetë i vështirë.
Një nga dhuratat e mëdha që kam marrë nga ajo punë është se mund të thyej vezët me një dorë. Dita ime e preferuar ishte mëngjesi i së shtunës. Gjëja e parë që bëja ishte të merrja dhe të thyeja 300 vezë në të. Shikoni sa vezë mund të çani në një periudhë kohe dhe ende të mos keni asnjë lëvozhgë në to.
Ndërkaq, Bezos nuk është i vetmi miliarder që pëlqen ushqimet e McDonald’s. Warren Buffett ka përshkruar se hante McDonald’s për mëngjes gjatë udhëtimit të tij të përditshëm në zyrën e tij në Berkshire Hathaway. Çfarë do të bënit nëse një ditë në jetën tuaj do të ishit Jeff Bezos? Nëse ju erdhi e papritur si pyetje po ju tregojmë disa “mënyra” si miliarderi i shpenzon paratë e tij. Një vit më parë, Bezos pagoi 6.2 miliardë paund për një raketë që e çoi atë 65 milje në hapësirë.