Celebrities Gossip Music Showbiz

Të interpretosh në shi për orë të tëra, këtë mund ta bëjë vetëm guximtarja Taylor Swift!

Këngëtarja e njohur, Taylor Swift, ka dhënë së fundmi një performancë në shi në qytetin e Nashville në SHBA dhe kështu i ka gëzuar edhe më shumë fansat e pranishëm. Performanca e saj ishte shtyrë për disa orë nga koha e planifikuar për shkak të rrezikut për goditje të rrufesë në qendër të qytetit. Pasi koncerti filloi pas orës 22:00, pjesa e dytë u shoqërua nga reshje të dendura shiu.

https://twitter.com/SammisRepEra/status/1655574273707200514?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1655574273707200514%7Ctwgr%5Ed7f324b5e76f15125908b9c222b8b7070488c6c1%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ftaylor-swift-interpretoi-per-dy-ore-ne-shi-fansat-te-gezuar-vendimin-e-saj%2F

Duke qenë se ishte një hapësirë e hapur, 70 mijë fansa mbetën duke pritur performancën e saj, ndërsa Swift nuk donte të hiqte dorë nga interpretimi, kështu që performoi në shi për gati dy orë. “Kjo është diçka që ne të gjithë e bëjmë së bashku. Është si një përvojë lidhjeje. Të gjithë do të largohemi nga këtu sonte duke u dukur kështu siç jemi. Njerëzit do t’ju pyesin se ku keni qenë dhe ju do të thoni se ishit në ‘Eras Tour’. Jemi të gjithë të lagur”,-ka thënë këngëtarja në mes të koncertit.

Vendimi i saj për të vazhduar koncertin ndërkohë që binte shi, i gëzoi njerëzit në mbarë botën dhe pamjet nga performanca mblodhën miliona shikime dhe reagime të shumta. Ndërkaq, lartë e poshtë po qarkullojnë thashetheme se kampioni i Formula 1, Fernando Alonso, po takohet me yllin e muzikës pop Taylor Swift. Piloti spanjoll përdori këngën e Swift “Karma” në një klip që postoi në TikTok dhe teksa 41-vjeçari po e dëgjon, në fund të klipit ai i shkel syrin kamerës duke lënë të hapur mundësinë që thashethemet që thuhet se janë bashkë janë të vërteta.