Në studion e “Live From Tirana” është diskutuar më tepër mbi veprat e Ismail Kadare. Kolosi i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut. Letërsisë shqipe do t’i mungojë kryemjeshtri, letërsisë europiane do t’i mungojë fizikisht zëdhënësi i një kombi e një rajoni; qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve të mëdha. Ismail Kadare është shkrimtari më i rëndësishëm i letërsisë shqipe që prej fillimeve dhe përgjatë pesë shekujve të jetës së saj. Vepra e tij përbën një shtyllë të letërsisë shqipe. Për nder të tij, në studion e “Live From Tirana” janë sjellë disa nga poezitë e tij më të njohura. Një ndër to është “Të huaj jemi”, e cila u recitua nga Jerida Sakaj.
Të huaj jemi
Të huaj jemi ne prej kohësh,
Ç’ish për t’u thënë është thënë,
Si gurët që zënë vend në tokë,
Në jetë vend ne kemi zënë.Drejt njëri-tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.Por natën, kur i lodhuri truri,
Portat i mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh brenda,
Nje shteg qe vetëm ti e di.Pastaj si në rrugica parqesh,
Shëtit mes cirkovolucionesh,
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.Por kur mëngjesi zë afrohet,
Nis shqetësohesh befas ti,
Dhe heshturazi del perjashta
Nga shtegu, që del vec tiE dita vjen. Rrjedh prapë jeta.
Dhe ne të dy si dhe me parë
Te ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.