Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Julian Deda krijoi miqësi me disa nga vajzat konkurrente. Më afër qëndrroi me Ledjona Xheladinajn dhe Erjola Doçin. Nga ana tjetër, Deda ka ndarë me mijëra ndjekësit e tij një foto në “Instagram” me dy vajzat. Por vëmendjen më të madhe në këtë foto e mori komenti i ish-banores Rike Roçi, e cila me humor shkruan:
Aleanca vazhdon të hëngshin qentë ty…
View this post on Instagram
Jul Deda ishte një ditë më parë i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku mes shumë të tjerash tregoi edhe se çfarë do të ndodhë me të dhe ish-banorët tani që BBV3 ka përfunduar. Juli u shpreh se nuk e ka takuar dhe nuk ka komunikuar ende me Romeo Veshajn, por do ta takojë patjetër.