Lifestyle Travel

Të gjithëve na pëlqen të ulemi afër dritareve në avion, por mirë do ishte të mos ju zinte gjumi aty dhe ja se pse…

Cilin prej nesh nuk e ka zënë gjumi në aeroplan me kokën mbështetur në kornizën e dritares? Ky në fakt, është një veprim i zakonshëm, por mund të jetë një ide e keqe, sipas një stjuardi i cili ndan këshilla të dobishme në TikTok.

Tommy Cimmato, ka publikuar një video në TikTok prej secilës ka ndarë pesë gjërat që nuk duhet t’i bëni në aeroplan. Sipas tij, njëra ndër gjërat që nuk duhet të bëni është të flini dhe të mbështetni kokën në dritaren e aeroplanit. Stjuardi këshillon që papastërtia është arsyeja pse nuk duhet ta bëni, duke treguar:

Nuk jeni të vetmit që e keni bërë. Nuk mund ta dini se sa njerëz ose sa fëmijë i kanë fshirë duart në dritare ose gjëra të tjera drejt dritares.

@tommycimato #greenscreen #fyp #flightattendant #airline #aviation #travel #flights ♬ Blue Blood – Heinz Kiessling

Ekspertët kanë zbuluar së fundmi arsyen e vërtetë se pse aeroplanët kanë dritare në kabinë dhe nuk është ashtu siç mendoni. Ndërsa pasagjerët shpesh rezervojnë vendin pranë dritares për të pasur pamjet më të mira gjatë ngritjes dhe uljes së avionit, shumë mund të kenë menduar se dritaret nevojiten për arsye sigurie. Kjo për shkak se ekuipazhi i fluturimit zbuloi kohët e fundit se roletat e dritareve duhet të mbahen të hapura në rast emergjence. Ndërsa kjo është sigurisht e dobishme, pasja e dritareve është thjesht për mirëqenien e pasagjerëve dhe nuk i shërben asnjë qëllimi aktual. Qëllimi kryesor i të pasurit dritare brenda një aeroplani është thjesht të mos i bëjë pasagjerët të ndihen klaustrofobik.