Aktori i njohur Sylvester Stallone së fundmi do të vijë me një projekt në ekran së bashku më të gjithë familjen e tij. Paramount+ njoftoi “The Family Stallone”, një reality-show që ka në qendër aktorin, gruan e tij Jennifer Flavin dhe tre vajzat e tyre. Seriali me 8 pjesë do të shfaq jetën e përditshme të familjes Stallone dhe do të fokusohet në jetën e aktorit si baba. Në një deklaratë thuhej se:
Pasi luajti disa nga personazhet më legjendarë në historinë e kinematografisë, i nominuari tre herë për çmimin Oscar, Sylvester Stallone, është gati t’u japë kamerave akses në atë që ai do ta konsideronte si rolin më të madh të jetës së tij: të qenurit baba.
“The Family Stallone” do të prodhohet nga MTV Entertainment Studios.
Për botën, ai është njeriu, miti dhe legjenda. Por për vajzat e tij, ai është vetëm babi. Në shtëpi ai është i fokusuar në ndërtimin e së ardhmes dhe rritjen e tre grave të pavarura dhe ambicioze.
Flavin përshkruhet si një biznesmene dhe bashkëpronare e një marke mirëqenieje. Vajza e madhe e çiftit, Sophia 26-vjeçare, nuk ka interes të ndjekë hapat e aktrimit si babai i saj. Në vend të kësaj, ajo bashkëorganizon një podcast me motrën e saj më të vogël Sistine, 24 vjeçe. Ndryshe nga motra e saj më e madhe, Sistine trashëgoi genin e aktrimit dhe aktualisht është në xhirime e sipër në filmin e saj të parë artistik.
Ndërkohë, vajza më e re e Stallone, Scarlet, 20 vjeçe, u zhvendos në banesën e saj ndërsa vazhdon Universitetin. Ajo gjithashtu shpreson të bëhet aktore pasi të luajë në serialin e ri të babait të saj, “Tulsa King”. Reality shoë\w i familjes vjen si një surprizë pasi Stallone dhe Flavin u ndanë papritur gushtin e kaluar.
Rikujtojmë, se aktorja e njohur Pamela Anderson ka zbuluar shumë për jetën e saj në dokumentarin e quajtur “Pamela, A Love Story”. Sipas Anderson, aktori Sylvester Stallone i ofroi asaj një shtëpi dhe një makinë luksoze për t’u bërë partnerja e tij. Një ofertë që Pamela Anderson e refuzoi.