Mbrëmjen e kaluar është mbajtur një nga eventet më të rëndësishme të vitit “Met Gala 2021”. Nata më e madhe e modës u mbajt në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, aty ku mbahet çdo vit. Në tapetin e kuq, pritej që të gjithë të famshmit e ftuar të mishëronin temën e stilit amerikan.
Tapeti i kuq i “Met Gala”-s ka një histori të paharrueshme të krijimit të veshjeve që realisht janë për t’u mbajtur mend. Gjithmonë kjo mbrëmje ka qenë plot ngjarje dhe surpriza të papritura. Kështu ka rezultuar të jetë edhe mbrëmja e kaluar ku shumë të ftuar shkëlqyen dhe i mahnitën të gjithë.
Pavarësisht se lista e të ftuarve ka qenë sekret, ajo çfarë ishte bërë e ditur ishin bashkëprezantuesit ku përfshiheshin Billie Eilish, Timothée Chalamet, Naomi Osaka dhe Amanda Gorman, por edhe shumë të ftuar të tjerë special nga bota e Hollywood-it. Ja se cilët ishin të famshmit që shkëlqyen me veshjet e tyre në “Met Gala 2021”.