Aktorja e njohur amerikane, Andie MacDowell, ka marrë shumë vlerësime për paraqitjen e saj në Festivalin e Filmit në Kanë. Ndërkohë që shumë kolege të saja ndjekin trendet, ajo vendosi t’i qëndrojë besnike vetes, ndaj tërhoqi vëmendjen me flokët e thinjura.
View this post on Instagram
Më herët, 65-vjeçarja ka deklaruar se gjatë karantinës kishte vendosur ta ndalojë lyerjen e flokëve dhe ta pranojë veten ashtu siç është. Për premierën e filmit “The Old Oak” në festivalin e Kanës, ajo zgjodhi një krijim të stilistes italiane, Alberta Ferretti, ndërsa paraqitjen e kompletoi me grim të thjeshtë. Disa nga komentet e fansave ishin: “Ti je frymëzim për shumë gra”, apo “Ajo është prova se bukuria nuk varet nga mosha”.
Pak muaj më parë, në një bisedë me gazetaren Katie Couric, Andie tha se është lodhur duke u përpjekur të duket e re. Aktorja u shpreh asokohe:
Është e vështirë të jesh person i moshuar duke u përpjekur të jesh i ri. Duhet shumë përpjekje. Nuk mundem. Plakja është një realitet dhe nuk mund të ndalet. Do të ndodhë.