Fashion Health & Beauty Lifestyle

Të gjithë sytë e botës nga ai, ju tregojmë si të arrini modelin e flokëve të Donald Trump!

Presidenti i ri i Amerikës u zgjodh Donald Trump, ndaj gjithçka që lidhet me të është në fokus të të gjitha mediave këto ditë. Politikani Donald Trump shpalli fitoren në zgjedhjet në Amerikë dhe kështu u bë presidenti i ri i SHBA.

Trump edhe para vetë zgjedhjeve ishte shpesh në fokusin e publikut si për shkak të deklaratave të Melania-s, bashkëshortes së tij, ashtu edhe stilit të saj të modës. Por këtë herë të gjithë janë të interesuar për modelin e flokëve të Trump-it.

Parukierja Losi nga Manhattani u përpoq të shpjegojë se si të bënte modelin e famshëm të flokëve të Donald Trump, që duket sikur ‘sfidon’ edhe gravitetin. Modeli popullor i flokëve “Trump” është bërë në vetëm katër hapa…

Kur i thani flokët, thajini në pjesën e përparme dhe mos i krihni anash. Gjëja më e rëndësishme është të mbuloni pjesën nëse jeni tullac. Kur t’i keni ndarë flokët ashtu siç dëshironi, thajini ato prapa dhe anash. Krihni xhufkën më të gjatë nga mbrapa në një kënd 90 gradë mbi pjesën tjetër të flokëve dhe në këtë mënyrë do të fitoni volum.

Thajeni pjesën tjetër të flokëve mbrapsht për të kombinuar të gjitha. Dhe së fundmi, aplikoni një sasi të bollshme llaku flokësh për të vendosur gjithçka në vend. Sado të vendosni, sigurisht që nuk duhet ta teproni.