Celebrities Showbiz

Të gjithë ‘sy e vesh’ sepse mami Rihanna do të performojë në ‘Super Bowl 2023’!

Së fundmi, diva e muzikës pop Rihanna ka konfirmuar se do të performojë në ‘Super Bowl 2023’. 34 vjeçarja, e bëri të ditur lajmin vetëm pak orë më parë duke publikuar një fotografi në Instagram të dorës së saj teksa shtrëngon një top. NFL gjithashtu publikoi lajmin e madh në Twitter me të njëjtën fotografi dhe mesazhin ‘Let’s go #SBLVII’.

Kjo vjen pasi këngëtarja e hitit “Diamonds” refuzoi mundësinë për të performuar në ‘Super Bowl’ në vitin 2019. Super ylli i muzikës tha se e refuzoi ftesën për shkak të mënyrës se si ishte trajtuar Colin Kaepernick. Ish-lojtari i San Franciscos, refuzoi të qëndronte për himnin kombëtar të SHBA-së në fillim të lojërave për të protestuar kundër brutalitetit të policisë dhe pabarazisë racore.

Ndërkaq, Rihanna i ka munguar muzikës prej disa vitësh. Këngëtarja është përqëndruar më së shumti tek biznesi i saj dhe tek djali që solli në jetë para pak kohësh. Por disa foto të shkrepura së fundmi kanë nxitur aludimet se Riri do rikthehet në muzikë. Ajo dhe partneri i saj, A$AP Rocky janë parë duke shkuar së bashku në një studio në Los Angeles. 34-vjeçarja dhe 33-vjeçari dukeshin se ishin në humor të mirë. Kaq ka mjaftuar që jo vetëm të nisin thashethemet për rikthimin e Rihannës në muzikë, por edhe për ndonjë bashkëpunim surprizë me A$AP Rocky.

Artistja është bërë ndërkaq zyrtarisht miliarderja më e re në SHBA, pasi ka grumbulluar një vlerë neto prej 1.4 miliardë dollarësh në moshën 34-vjeçare, raporton ‘Foxbussiness’. Themeluesja e ‘Fenty Beauty’, e cila është paraqitur në listën vjetore të ‘Forbes’ të grave më të pasura “selfmade” në Amerikë për tre vjet me radhë, u rendit në vendin e 21-të në listën e këtij viti.