Tre breza të familjes së Elvis Presley-t, shënjuan emrat dhe gjurmët e duarve në Hollywood në një ceremoni të veçantë në Teatrin Kinez TCL. Gruaja e Presley-t, Priscilla, vajza, Lisa Marie dhe mbesat Finley, Harper Lockwood dhe Riley Keough ishin të pranishme, si dhe regjisori i filmit të ardhshëm biografik Baz Luhrmann dhe ylli Austin Butler.
Pas ceremonisë, Priscilla Presley i tha ‘Reuters’ se çfarë do të kishte menduar vetë Elvis për ceremoninë:
Oh, mendoj se ai do të ishte shumë i lumtur nga kjo. Zot, janë tre breza dhe me të vërtetë, është shumë bukur, është një nder për ne.
Mbesa Riley Keough, tani një aktore dhe regjisore e Hollivudit, tha:
Unë mendoj se ai thjesht do të ishte shumë krenar për filmin, e dini.
Filmi i ardhshëm “Elvis” e çon audiencën në një udhëtim nga fëmijëria e Presley-t deri në vdekjen e tij, ndërsa punonte në një rezidencë në Las Vegas. Gjatë gjithë kohës ai është luajtur nga Austin Butler. “Elvis” do të dalë në Shtetet e Bashkuara më 24 Qershor.
Ndërkaq, Priscilla Presley ishte një prej personazheve të njohur që ranë në sy në eventin e ‘Met Gala’ të organizuar para disa ditësh. Ish bashkëshortja e Elvis pozoi në krah të aktorit të ri që interpreton mbretin e e rock&roll në filmin më të ri mbi jetën e artistit. 76 vjecarja e lavdëroi Austin Butler, djaloshin që luan Presleyn në këtë film. E veshur me të zeza dhe një rreth të madh në kokë në të njëjtën ngjyrë, ajo kishte një pamje disi të zymtë, sipas disa mediave.
Kombinimi i saj i ngjante më shumë atij të një varrimi. Edhe pse ka mbetur një femër elegante, operacionet e shumta estetike kanë lënë gjurmë në fytyrën e saj. E mësuar të radhitet mes grave më të bukura të botës, Priscilla nuk arriti të pajtohej me idenë e plakjes dhe i është nënshtruar ndërhyrjeve të njëpasnjëshme. Në të kaluarën, ajo ka rrëfyer se ka pasur edhe operacione të passuksesshme, të realizuara nga persona të pakualifikuar.