Celebrities Gossip Showbiz

Të gjithë po fiksohen me formën e kokës së djalit të vogël të Paris Hilton…

Trashëgimtarja miliardere Paris Hilton ka zgjedhur që të zbulojë fytyrën e djalit të saj, Phoenix në rrjetin social Instagram. 42-vjeçarja postoi në Instagram foto të djalit të saj nga udhëtimi i tij i parë në Nju-Jork. “Engjëlli im i çmuar, Phoenix, është në Nju-Jork për herë të parë”,-ka shkruar bukuroshja në mbishkrim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

Mirëpo ndjekësit vunë re një detaj. Sipas tyre, ka diçka që nuk shkon me formën e kokës së djalit. “Nuk dua të jem e pasjellshme, por çfarë po ndodh me formën e kokës së djalit”? “Pse e ka kokën kështu?” “A vuan diçka”? “Fëmija ka kokën më të madhe se Hilton”- janë disa nga komentet në rrjetet sociale.

Së fundmi Hilton u shfaq në pasarelë për spektaklin e Mugler në Javën e Modës në Paris dhe komentuesit nuk i kursyen talljet në rrjetet sociale. Arsyeja ishte mënyra e ecjes së saj, e cila u cilësua si “ecja e pulës”. “Kështu eci unë kur dua të vërtetoj se nuk jam e dehur”,-shkruan një komentuese në platformën “X”. “Pse ecën si pulë kjo?”,-pyet një tjetër.